Përfundon në Gjykatën e Posaçme procesi për masat ndaj gjashtë personave, të akuzuar për skandalin e tenderave të AKSHI-t.

Sipas vendimit, ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u la në fuqi masa e arrestit në shtëpi.

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të mos ndryshojë masën e sigurisë arrest shtëpie edhe për Hava Delibashin, zëvendesen e Karçanajt.

Masat e tjera qëndruan në fuqi nga GJKKO.

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim nga SPAK biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Ky i fundit njihet si i preferuari i tenderave miliona euro të AKSHI.

Njoftimi i plotë

. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.12.2025, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për marrjen në pyetje dhe verifikimin
e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit, për personat nën hetim Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erjon Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha
dhe Rogers Rryta.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me datë 18.12.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale shtrënguese “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim
Mirlinda Karçanaj.
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale shtrënguese “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Hava
Delibashi.
3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Ismaili.
4. Revokimin e masës së sigurimit personale shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon
Ismaili.
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën
hetim Andis Papa.
6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën
hetim Gëzim Hoxha.
7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën
hetim Rogers Rryta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb