Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Gines Gongalez Garcia, pas raportimeve të fundit nga mediat argjentinase se njerëzit kanë shfrytëzuar lidhjet për të pasur qasje në vaksinat anti-COVID, shkruan Reuters.

Dorëheqja u kërkua pas akuzave publike ndaj ministrit të Shëndetësisë, se të paktën 10 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID duke mos respektuar procedurat e pritjes, e në mesin e tyre ishte edhe një gazetar, që ka deklaruar se është vaksinuar pasi kishte folur drejtpërdrejtë me ministrin, transmeton Telegrafi.

“I kam telefonuar mikut të vjetër Gines Gonzalez Garcia dhe më ka thënë se duhet të shkoj në spitalin Posadas për ta marrë vaksinën”, ka thënë Verbitski gjatë një bisede për një radio lokale.

Mediat lokale kanë raportuar për shumë raste të vaksinimit të politikanëve dhe fytyrave tjera, që nuk ishin në listat e grupeve me prioritet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb