Mes 403 projekteve që përfituan nga Skema kombëtare e investimeve në bujqësi ishte edhe stalla për mbarështimin e lopëve “Bënja 22”, një projekt i inxhinierit Ylli Ago. Administratori Ardit Bënja, kryetar i FRPD-së së Kuçovës është kujdesur që t’ia besojë projektin inxhinierit për të cilin e ka patur të sigurt aprovimin, pasi projekti do të analizohej nga vajza e tij Ana Ago, me detyrë inspektore e Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve.

Pavarësisht konfliktit të interesit inspektorja Ana Ago ka firmosur projektin e babait të saj, duke lejuar që kompania e ardit benjës të niste investimin duke përfituar parapagesën prej 30%. “Benja 22” kërkoi që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohej për ngritjen e stalles se lopeve që kap vlerën e 28 milione e 830 mije e 911 lekeve, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Edhe pse emri i inxhinierit ylli ago ishte pothuajse në çdo faqe të projektit që u pranua nga vajza e tij, ky detaj nuk është vënë re nga drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi.

Ajo madje e ka reklamuar stallën e Ardit Bënjes si histori suksesi.

Abuzimet me programin e IPARD bënë që Bashkimi europian të pezullonte fondet për bujqësinë në Shqipëri. Ne këto kushte qeveria u propozoi fermerëve të aplikonin në skemën kombëtare te investimeve, që me shume gjasa do te këtë nevojë për hetime. Skandali u publikua nga gazetarja Rudina Muça.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb