Tonelata mbeturinash depozitohen dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatit Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullimi dhe djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, për me tepër tani në pikun e sezonit turistik.

News24 e ka denoncuar disa herë situatën, por me sa duket institucionet lokale nuk kanë denjuar të lëvizin as gishtin për t‘i dhënë fund këtij skandali që po konsumohet çdo para syve të banorëve të zonës dhe bizneseve, apelet e të cilëve kanë përfunduar në vesh të shurdhët.

Denoncimet e shumta nga News24 me sa duket kanë sjellë dhe lëvizjen e organit të akuzës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka qenë sot në Prokurorinë e Rrethit Kavajë, ku ka mësuar se prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale ndotje e tokës dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë mbetjet urbane vijojnë të mblidhen në fshatin Kazie në bregdetin Adriatik duke iu vënë dhe flaka dhe shkaktuar një situatë të paprecedentë dhe një krim të rëndë mjedisor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb