Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që u zbulua në Këlcyrë sot ku një 16-vjeçare ishte abuzuar prej kohësh nga njerku i saj, ndërsa ishte përfshirë po ashtu në një skemë presioni financiar, e shtyrë nga partneri i saj 46-vjeçar.

Raportohet se efektivi i policisë, i cili shfaqej në videon kompromentuese, me të cilën atij i ishte bërë presion duke i kërkuar një shifër të majme financiare është identifikuar si Artur Ago.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe është mësuar se pas publikimit të videos ditën e djeshme ai është arratisur drejt Greqisë.

Ago është larguar pasditen e djeshme duke kaluar në Pikën Kufitare të Kakavijës, menjëherë sapo ka kuptuar se videoja ishte bërë publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb