Disa ditë më parë, në redaksinë e News24 mbërriti një video, ku shihej një banor i Klosit duke lidhur me një tub plastik të gjatë ujëmbledhësin e Suçit me përroin e fshatit, nga ku duket se merret uji për të mbushur rezervuarin — pasi niveli është i ulët — në mënyrë që rrjeti të funksionojë normalisht.

Këto pamje ngrejnë shqetësim për mënyrën e pakontrolluar të furnizimit të depove dhe fakti që kushdo mund të ketë akses në ujëmbledhësin e qytetit. Neës24 kontaktoi Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Dibër dhe degën e Klosit; përgjegjësi i ujësjellës-kanalizimeve në Klos, Kastriot Pjetri, deklaroi se depot në zonat malore janë të mbyllura dhe të sigurta, megjithatë pamjet tregojnë se tubi del saktësisht prej tyre.

“Depoja është e mbyllur hermetikisht, nuk mund të hyjë asgjë”, tha ai, por pranoi gjithashtu se ujëmbledhësi i Suçit nuk ka rojë 24-orëshe. Mungesa e mbikëqyrjes së përhershme e ekspozon depo-n ndaj rreziqeve më të mëdha sesa uji i përroit; në kushte të tilla, individë keqbërës mund të hedhin substanca të dëmshme, që të kontaminojnë ujin e pijshëm dhe të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e banorëve.

Nëse autoritetet nuk mbyllin menjëherë hyrjet dhe nuk vendosin një mbikëqyrje reale, uji i pijshëm i Klosit rrezikon të kthehet nga një burim jete, në një kërcënim serioz për njerëzit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: