Spanja është përfshirë nga një skandal. Zëvendësshefi i policisë Kombëtare, José Ángel González-Jimenez, 66 vjeç ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet për abuzim seksual të vartëses së tij.
Ky rast ka tronditur Spanjën, ndërsa opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit spanjoll Pedro Sanches për mbulimin e këtij rasti.
Opozita, përfshirë Partinë Popullore dhe Vox, kritikoi qeverinë për reagimin e saj të vonuar dhe mungesën e informacionit.
Ky skandal vjen në një kohë kur shumë anëtarë të rrethit të kryeministrit socialist, si profesionalë ashtu edhe miqësorë, janë nën hetim gjyqësor, kryesisht për korrupsion.
Disa anëtarë të Partisë Socialiste (PSOE) u përballën gjithashtu me akuza për ngacmim seksual në fund të vitit të kaluar.

