Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se ‘mezi pret’ të dalë para deputetëve që të hetojnë nëse ai me vetëdije mashtronte Parlamentin për shkak të partisë.

Në një deklaratë përpara seancës dëgjimore, e cila do të mbahet nesër nga Komiteti i Privilegjeve të Commons, ish-kryeministri tha se ‘pres me padurim mbledhjen e komisionit nesër’.

“Besoj se provat tregojnë përfundimisht se nuk e kam mashtruar Parlamentin me vetëdije apo pakujdesi. Komiteti nuk ka nxjerrë asnjë copë provë për të treguar se unë e kam bërë qëllimisht”, tha Johnson.

Boris Jonhson është bërë pjesë e një skandali të quajtur ‘Partygate’, pasi ka zhvilluar disa festa gjatë periudhës së pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb