Gunilla Axen, ish-futbollistja e kombëtares suedeze në vitet 80 ka deklaruar se ajo së bashku me dy femra të tjera kanë marrë ngacmime seksuale gjatë kohës kur ka punuar për federatën e këtij vendi.

“Pasi u largova nga futbolli i luajtur u bëra pjesë e federatës duke punuar për 17 vite, por nga 2003 deri në 2010 pata ngacmime seksuale, jo vetëm unë por edhe dy femra të tjera. Tre lojtarë të kombëtares, të cilët ishin mjaft të rëndësishëm në atë kohë, më kanë dërguar foto nudo. Për shembull, një mëngjes kam marrë një mesazh me një foto nudo, ku shkruhej “mirëmëngjesi Gunilla”, shprehet ish-futbollistja e Suedisë, e cila nuk ka pranuar t’i bëjë publik emrat.

E pyetur se pse vendosi të flasë në këtë moment, Gunilla Axen është shprehur se donte ta publikonte këtë histori shumë kohë më parë, por dy femrat e tjera e kishin kundërshtuar, ndërsa shton se i është kërkuar edhe nga Lars-Åke Lagrell, atëherë ish-president i federatës, që të mos fliste.

“Unë nuk dua të bëj publik emrat, por e di se kuar ata ta shohin do të frikësohen, ndërsa e kundërta ndodh me mua, pasi jam akoma e zemëruar”, është shprehur Axen.

Ish-presidenti i federatës, Lars-Åke Lagrell i ka mohuar akuzat, ndërsa ka thënë se gjithçka është bërë për hakmarrje pasi Gunilla Axen u largua nga federata dy vite më parë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb