Mbrëmjen e djeshme në Prime e Big Brother Vip Albania u diskutua sherri që pati Romeo me Roza Latit. Aktori u fut në një debat mes Rozës dhe Heidit, duke i dalë kësaj të fundit në mbrojtje dhe Rozës iu drejtua me fjalën “je e keqe”.

Në të njëjtin mendim ka qenë edhe koreografi Albi Nako, i cili akuzoi Romeon se shfrytëzon vajzat për të bërë lojë sepse vetë “nuk ka këllqe”.

Mesa duket këto komente nuk i kanë pëlqyer vëllait të tij Donaldit, ku përmes një postimi në Instastory ka thënë mendimin e tij dhe se si e shikon të vëllanë në këtë lojë.

“Ta bëj dhe unë njëherë opninonistin se s’më gjen gjë. Romeo paska frikë të merret me gocat kur më shumë debate ka me goca. Një gocë i përmend jetën jashtë dhe vetëm se nuk ju kthye me të njëjtën monedhë paska frikë dhe mungesë argumenti. Imagjinoni të kishte folur Romeo për jetën e asaj. Ishte bërë problem kombëtar. Po nuk e diskuton njeri këtë. Romeo vetëm ofendon kur Romeos i thonë nuk je burrë se futesh në muhabete grash, kur muhabetet e grave vdesin ta përmendin për puçi puçi dhe e ftojnë në debat. Romeo thotë i mbroj njerëzit e mi! Aaa gabim, ti mbron njerëzit, jo jo bën strategji, jo është mirë t’i mbrosh, po pranoje që i mbron. Se kur i mbron është mirë që mbron etj etj. Aaa se harrova. Mirë që u morën mungesat sot që kuptuam që koreografi qenka aty dhe paska pas mendime të tjera kur rrinte mes shokësh porrr mendimin e vet e jep vetëm kur merr sinjal nga opinionisti. Hajde dhe ca duartrokitje tani për këtë që shkrova dhe pse nuk duhen”, shkruan Donaldi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: