Në emisionin “Koha për tu zgjuar ” në News 24 ishte i ftuar eksperti i pensioneve Ramadan Kondi i cili diskutoi për të dhënat e fundit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve.
Kondi shprehu shqetësime të rëndësishme lidhur me sistemin e pensioneve në një vend, duke përmendur ndikimin e ndryshimeve demografike dhe ekonomike në cilësinë e jetesës së pensionistëve dhe përballimin e kostove të jetesës.
Sipas tij rritja e moshës së pensionimit dhe ndikimin e saj në sistemin e pensioneve, si dhe për problemet me përballueshmërinë e jetesës për pensionistët, është një reflektim i sfidave që po përballet vendi.
“Këto raporte që po krijohen në sistemet e pensioneve midis atyre të plotave dhe të pjesshme apo të grupeve të tjera si të reduktuara kanë qënë të pritshme.
Kohë më parë ne kemi pasur mbi 70% popullsi rurale dhe të gjithë këta dolën nga sistemi i sigurimeve por nuk është një sasi shumë e madhe e cila bënte derdhjen e kontributeve vullnetare në skemën e pensioneve shoqërore si ato private.
Gjithashtu janë mbyllur shumë ndërmarrje shtetërore, dhe pjesa më e madhe shkuan në emigracione të cilat kanë ardhur si pasojë. Edhe skema e pensioneve u rrit dhe u fut në fuqi në janar të 2015. Rritja e moshës me dy muaj në vit për femrat dhe për meshkujt e ndihmojnë skemën për të kaluar në një pension të pjesshëm jo të plotë pra do i konsiderojmë si pasoja për të cilat nuk i parandaluam për vlerën e rritjeve të viteve të punës që ata kanë punuar. ” tha ai
Eksperti theksoi se shpërndarja e buxhetit të shtetit dhe ndikimi që kjo ka në mirëqenien e qytetarëve është thelbësor për të kuptuar mungesën e mbështetjes efektive për pensionistët.
Ai shtoi se shifrat mbi subvencionet dhe uljen e tyre vit pas viti, si dhe çrregullimi që po ndodh në shtresat sociale, tregojnë një pasiguri të thellë në sistemin ekonomik dhe social.
“Me situatën që kemi aktualisht me këtë nivel pensionesh, kemi rreth 70% të pensionistëve që nuk e përballojnë dot jetesën dhe sipas studimit të Eurostatit 1 milion njerëz janë në varfëri. Në këtë kushte shpërndarja e buxhetit të shtetit nuk e “plotëson” mirëqënien e qytetarëve. Në shtresat sociale favorizohet faktorët negativë. Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte 16 mijë lekë dhe nga viti në vit vazhdon të ulet dhe rritja e inflacionet ndikon. Ne kemi një crregullim në shtresat sociale. Nëse do shikojmë buxhetin e shtetit, qeveria si fillim duhet të rregullojë mirëqënien . Skema e pensioneve është e pavarur nga buxheti, dhe nëse do krahasojmë shifrat mbi 60 miliardë kalonin për subvencionin e pensioneve.
Në vitin 2023 shteti ka subvencionuar vetëm 2.3 % dhe është një rënie shumë e madhe.” përfundoi eksperti.
(BalkanWeb)
