Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha.

Ai deklaroi se ligji i sigurimeve shoqërore duhet të ishte ndryshuar shumë kohë më parë.

Sipas ekspertit, numri i pensionistëve që janë regjistruar është rritur, ndërsa theksoi  se 1 në 100 pensionistë gjatë vitit 2023 kanë përfituar marrjen e pensionit, gjë që tregon një krizë në skemat aktuale të sigurimeve shoqërore.

“Ligji i sigurimeve shoqërore duhet te ishte ndryshuar. Numri  njerëzve që regjistrohen është rritur. Ato që përfitojnë pension me mbylljen e vitit 2023 rezultojnë se në 100 vetë derdhin kontributet 117 persona, domethënë 1 në 17. Kjo tregon krizën që ka skema e sigurimeve  shoqërore”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha, shtoi se ekspertët po punojnë në krijimin e skemave të reja të sigurimeve dhe njerëzit që jetojnë jashtë vendit do të përfitojnë.

“Ekspertet qe po merren me skemat e re po analizojnë mënyrat e daljes nga kjo “krizë”. Do te krijohen skema te reja për njerëzit që jetojnë jashtë vendit.

Një ndër objektivat e Bankës Botërore është krijimi i mundësisë për barazimit midis të ardhurave dhe shpenzimeve”, përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb