Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nuk i ka kursyer ironitë për qeverinë, teksa pritet të nisë protesta e opozitës. Ai tha për gazetarin e Neës24, Osman Stafa se selia e PS-së është e blinduar se aty fshihen ata që kanë vjedhur. Ai i bëri thirrje policisë që të shkojë në atë godinë dhe të arrestojë hajdutët.

“Aty ku ka hajdutë blindohet, njerëzit e thjeshtë dalin në shesh, aty janë ata që bashkëpunojnë me krimin e organizuar, me AKSHI, dhe hajdutët e parave të qytetarëve. Këta fshihen. Thirrje policisë: Nuk keni punë me protestuesit, I dini ku janë hajdutëtm arrestojini. Por ne nuk kemi polici, kemi një narko Komisar Ilir Prodën.
Nuk kemi fjalime sepse nuk ka më kuptim të flasim e të diskutojmë kur provat janë aty”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb