Skena të jashtëzakonshme janë regjistruar në kryeqytet, teksa protesta e nisur para Kryeministrisë, vijoi në rrugët kryesore të Tiranës.

Protestues të shumtë kanë vijuar të marshojnë duke përshkuar rrugët nga Bulevardi Zogu I dhe tek Zogu i Zi e më gjerë.

Atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë që kanë qenë në rrugë, ndërsa automjetet i kanë përshëndetur me bori.

Protesta ende nuk ka një orar përfundimi dhe pritet të vazhdojë edhe për momentet në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb