Një çift bashkëshortësh në Vorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirrë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike në familje, vajza e tyre 15 vjeçe është vetëhedhur nga një lartësi pranë banesës.

E reja ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Kryefamiljari mësohet se ka pak kohë që ka dalë nga burgu, ku ishte i arrestuar për dhunë në familje.

Policia nuk ka mundur të marrë në pyetje vajzën 15 vjeçare për shkak të gjendje së saj të rënduar psikologjike, ndërsa nga deklarimet e të afërmve të saj dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë debatet dhe mosmarrëveshjet e shumta në familje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb