Seanca parlamentare e ditës së sotme u ndërpre pas vetëm 25 minutash, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita.

Kreu i PD, Sali Berisha, e cilësoi zhvillimin si një “skenar të përgatitur” nga mazhoranca. Ai e quajti miratimin e programit qeveritar për 5 minuta si një akt dhune ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit për bashkëpunim në këtë manovër politike.

Kreu i PD Sali Berisha: Sot në Kuvend ishte një skenar i përgatitur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një program qeverie të kalojë për 5 minuta, siç ndodhi sot. Kjo është dhunë brutale ndaj popullit shqiptar. Ky është dhe akt brutal ndaj opozitës. Duhet të veprojmë.

Kryeministri Edi Rama, me aktin e tij, asgjësoi votat e atyre që morën në votim, shpalli luftë të hapur me një skenar të përgatitur bashkë me kreun e parlmentit, që është një individ skllav i krimit dhe i korrupsionit të vet dhe tregoi që është i aftë të zbatojë çdo skenar që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: