7 javë përpara fundit gara për titull në Serie A bëhet gjithnjë e më e fortë, gjithnjë e më e paqartë. Në këto kushte, nëse i referohemi tabelës së klasifikimit pas javës së 31-të, është e vështirë të flasësh për favoritë.

Për momentin, Milan qëndron në krye në kuotën e 67-të pikëve, 1 më shumë se Napoli dhe plus 4 në raport me Inter, por zikaltërit kanë dhe një ndeshje për të rikuperuar, atë kundër Bologna.

202326084 9ad2d5c2 Bc9a 4c34 98e3 5d4f3b1c34b2
202326084 9ad2d5c2 Bc9a 4c34 98e3 5d4f3b1c34b2

Në Itali, mediat kanë nisur të bëjnë llogari, kanë nisur të hamendësojnë çdo skenar të mundshëm. Me shumë gjasa, duke parë edhe rendimentin e tre ekipeve kryesuese, titulli pritet të vendoset vetëm në javën e fundit. Por çfarë ndodh në rastin më ekstrem, nëse dy apo më shumë ekipeve e mbyllin sezonin me pikë të njëjta?

Milannnnn
Milannnnn

Në këtë rast, Milan mund të buzëqesh pasi në Serie A fillimisht merren parasysh ndeshjet direkte. Pra nëse arrijnë në këtë përfundim, ku tre ekipet do ta mbyllnin sezonin me pikë të barabarta, Milan do të shpallej fitues me 7 pikë, plus 1 diferenca e golave. Në vendin e dytë do të renditej Inter me 5 pikë dhe 0 diferenca e golave ndërsa Napoli do të renditej në vendin e tretë me 4 pikë dhe minus 1 golavarazhi.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb