Skënderbeu luan të mërkurën aktin e parë kundër Dinamo Zagrebit, në një sfidë që vlen shumë për skuadrën korçare në të gjithë drejtimet. Himni i Uefa Champions League nuk është i vetmi motivim për kampionët shqiptar. Për të motivuar edhe më shumë lojtarët e tij mendon trajneri Mirel Josa. Faqja zyrtare e klubit në “Facebook” përcjell fjalët me të cilat trajneri tiranas i është drejtuar lojtarëve:
“Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja, por tani e tutje duhet të evitojmë çdo gabim të mundshëm, sepse bëhet fjalë për një përballje me Dinamon e Zagrebit. Ndeshja me kroatët është një tjetër niveli, ndaj kërkoj prej secilit prej jush përqendrim maksimal. Duhet të bëjmë një ndeshje perfekte dhe të shmangim çdo gabim. Asnjëri prej jush të mos hyjë i frikësuar. Por të luajmë lojën tonë”.
(er.shk/BalkanWeb)
