Skënderbeu ia doli të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë, pas Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërsië sezonin e kaluar, duke realizuar kështu “tripletën” në Shqipëri. Në ndeshjen e parë si trajner të Orges Shehit, korçarët fituan me përmbysje.

E para u mbyll pa gola, dhe me pak raste shënimi, por në të dytën, Skënderbeu fitoi gjithçka, pas 5 golave të realizuar, me shifrat 3-2. Ishte Lushkja që në të 48-tën, zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas Aliti pas 6 minutash barazoi Aliti. Skënderbeu vazhdoi në sulm, dhe me penallti të fituar nga Dejvi Bregu, shënoi Muzaka me “panenka”.

I treti ishte për Bregun, që shfrytëzoi një pasim nga Krasniqi. Pati kohë edhe për një gol të Xhixhës në minutat e fundit, por vetëm kaq. Shehi e nis me një trofe karrierën si trajner./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb