Superliga ka rifilluar pas pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve me dy sfida. Skënderbeu ka arritur një fitore surprizë në Ballsh ndaj Bylisit.

‘Ujqërit e dëborës’ mposhtën 0-2 ballshiotët falë golave të Pusit dhe Terziut në pjesën e dytë. Me këtë fitore bardhekuqtë ngjiten në kuotën e 4 pikëve në vendin e 4-t.

Nga ana tjetër dy ekipet e sapongjitura në Superligë, Kastrioti dhe Apolonia janë ndarë në barazim 1-1. Fierakët ishin afër fitores me golin e Mihanës në minutën e 8-të por krutanët barazuan shpejt falë penalltisë së Sebino Plakut.

Të kuqtë nga Kruja e kanë filluar mirë sezonin duke mbajtur vendin e dytë me 5 pikë kurse Apolonia ende nuk ka gjetur fitoren e parë dhe ka vetëm 2 pikë tashmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb