Skënderbeu vijon të tregojë në këtë fillim sezoni se do të jetë e vështirë për ta mundur. Pas suksesit në Korçë një javë më parë kundër Partizanit, sot kanë mundur në transfertë një tjetër pretendent si Kukësi. Skuadra e drejtuar nga tekniku Ilir Daja ka triumfuar 1-2 në “Zeqir Ymeri” kundër të besuarëve të Mlladen Milinkoviç.

Takimi u zhbllokua nga miqtë në minutën e 31-të pas një asisti me kokë të Takut për Bruno Ditën. Me këtë të fundit që nuk fal brenda zonës duke lëshuar një goditje perfekte. Gjithsesi vendasit do të baraspeshonin pas vetëm 5-së minutash me Elis Bakajn. Sulmuesi ekzekuton saktë një penallti duke i dërguar me rezultatin 1-1 skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet treguan se nuk ishin të kënaqura me këtë rezultat duke sulmuar portat respektive. Por në fund më me shumë fat ishte Skënderbeu i cili me anë të Sabien Lilajt shënoi golin e dytë në minutën e 83-të pasi goditi saktë një 11-metërsh.

Pas javës së 4-rt, Skënderbeu renditet në vendin e parë me 10-të pikë, i shkëputur +3 ndaj Kukësit dhe Flamurtarit.

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon gjithçka në “Zeqir Ymeri”, Kukësi-Skënderbeu 1-2

90+2′ Goditje këndi për Kukësin, largojnë mjaft mirë mbrojtësit e Skënderbeut.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Tjetër rast i rrezikshëm për Skënderbeun, Xhejms gjuan fuqishëm nga jashtë zonësh, perfekte grushtimi i Enea Koliçit.

84′ Gjuan Sabjen Lilaj në rrjetë. 1-2 për Skënderbeu.

83′ Muzaka rrëzohet brenda zonës dhe gjyqtari Meta nuk ngurron për të akorduar 11 metërsh.

81′ Krkotiç jep një pasim për Gurin i shmang Jashanicën, por del si shigjet Orges Shehi duke larguar rrezikun.

79′ Goditje dënimi në hyrje të zonës, godet Krkotiç, topi devijohet nga muri mbrojtës në goditje këndi.

76′ Muzaka pason bukur në të djathtë për Sahitin, i cili hedh një top në qendër të zonës, por mjaft mirë atje Koliçi i cili largon rrezikun.

67′ Krosim nga e majta për Jashanicën, i cili në zonën e Kukësit bën rolin e mbrojtësit, duke kthyer mbrapa një top, fare pranë vijës fatale.

65′ Tjetër goditje e Lilajt nga distanca, po i vëmendshëm portieri Koliçi i cili zotëron topin.

60′ Lilaj provon me një goditje të befasishme nga jashë zonës, mbi traversë, nuk ka kërcënim.

57′ Xhejms devijon me kokë pas krosimit të Micit nga e mjata, por topi përfundon jashtë kuadratit.

51′ Taku provon me një goditje nga jashtë zonës me të majtën, sfera përfundon drejt e në duart e portierit Koliçi.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim, largohet Elis Bakaj për shkak të një dëmtimi, në fushë Zeqiri.

Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Skënderbeu 1-1

45′ Kundërsulm i shpejtë me Kale, mesfushori i shkëputet mjaft mirë mbrojtjes korçare duke dalë i vetëm përball Shehit. Gjuajtja e tij ishte e lehtë duke përfunduar në këmbët e portierit.

43′ Goditje dënimi për Skënderbeu, korçarët provojnë një skemë, por kuptohet gjithçka nga futbolltët e Kukësit.

37′ Gjuan Elis Bakaj nga pika e bardhë, topi përfundon në rrjetë. 1-1

35′ Aljev rrëzohet brenda zonë, gjyqtari Kridens Meta akordon 11 metërsh.

31′ Taku pason me kokë për Ditën, i cili me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës e dërgon topin në rrjetë 0-1 për Skënderbeun.

29′ Ndërhyre shpëtimtare nga Ruste Hoxha, i cili shpëton skuadrën verilindore duke larguar topin që po shkonte në rrjetë pas gjuajtjes së Muzakës.

27′ Kundërsulm i shpejt i Kukësit, pas gabimit në mesfushë të Soues, por Alijev tregohet egoist duke mos pasuar për Bakajn.

25′ Rast ideal për Skënderbeun. Një shpërthim i sulmuesit Soue në qendër, i cili pasi shmang 3 mbrojtës godet lehtë duke ja dorëzuar topin në duar portierit Koliçi.

21′ Musolli provon me kokë nga brenda zonës pas pasimit nga Krkotiç, por mbi traun e portës.

18′ Soue jep shkëndijën e parë në portën e Koliçit, sulmuesi përfiton nga një gabim i Albi Allës dhe lëshon një të djathtë potente. Sfera preku jetën e jashtme.

13′
Muzaka nis një top të bukur nga e djathta për Takun, i cili futet në zonë dhe mundohet të krosojë, por nuk shërben siç duhet.

9′ Muzaka provon me një gjuajtje nga 20 metra, sfera përfundon jashtë kuadratit.

8′ Kërcënimi i parë për Kukësin, Bakaj godet me një kthesë nga brenda zonës, në pozicion Shehi i cili kontrollon topin.

6′ Goditje dënimi për Skënderbeu, Lilaj kroson për Soue, por del portieri Koliçi duke zotëruar topin.

3′ Goditje këndi për Skënderbeu, Lilaj hedh një top në zonë por largon mbrojtësi Rustem Hoxha.

1′ Ka nisur takimi.

Shënues: Bakaj (p) / Dita

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Imami, , Musolli, Kërkotiç, Kale, Guri, Bakaj, Alijev

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Muzaka, Dita, Lilaj, Taku, Xhejms, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Kridens Meta

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb