Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Gramsh–Cerrik, ku një automjet që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe u rrokullisur disa metra. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Çekrezit jo shumë larg qytetit të Gramshit.

Automjeti është dëmtuar pjesërisht, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë vetëm në makinë në momentin e ngjarjes, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti dyshohet të jetë favorizuar edhe nga lagështira dhe reshjet e fundit, të cilat e kanë bërë segmentin rrugor më të rrëshqitshëm.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb