Dy shqiptarë ishin protagonistë të një skene si në filma, në Katerini të Greqisë. Fillimisht banorët e qendrës së Katerinit njoftuan policinë pasi tre të rinj, dy shqiptarë dhe një grek, po përlesheshin mes tyre në sheshin “Eleftherias”.

Policia nxitoi në vendngjarje, por aty hasi në rezistencën e njërit prej shqiptarëve.

21-vjeçari shqiptar, siç shihet në videon e publikuar dje nga mediat greke, gjatë rezistencës ndaj policisë për të mos e shoqëruar në komisarit i rrëmben armën policit dhe qëllon.

Fatmirësisht nuk u dëmtua askush. Policia bëri arrestimin e tij. Përveç tij u arrestuan dhe një 25-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek, të përfshirë në konflikt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb