Një skenë sureale u pa fundjavën e kaluar në elitën e kampionatit slloven. Të shtunën u mbajt ndeshja ndërmjet Olimpija Ljubljana dhe Rogaska, e vlefshme për xhiron e 20-të të Prva Liga.

Në kampionat, ekziston një rregull i veçantë sipas të cilit çdo skuadër duhet të vendosë të paktën një lojtar nën 21 vjeç në formacionin titullar.

Rogaska aktivizoi titullar 17-vjeçarin Zan Lorber për të respektuar këtë rregull, me trajnerin Drobne që pas 10 sekondash e ndërroi me “gardianin” 29-vjeçar, Ajdin Mulalic.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: