Lefter Maliqi, i ftuar në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit.
Ai u shpreh se është skeptik për këto zgjedhje ndërsa parashikoi se pjesëmarrja do të jetë e ulët, dukë shkuar në tërësi jo më shumë se 25 për qind.
“I bindur se Pavlo Shkarpa do të marrë edhe vota personale dhe do të ketë ndryshim. Në zgjedhjet e pjesshme gjithmonë ka fituar pushteti dhe në rastin konkret nuk kemi ndonjë fushatë të madhe as nga opozita, mendoj se pjesëmarrja në rang total do të ketë pjesëmarrje të ulët, 20-25 për qind.
Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, kjo ishte edhe arsyeja se përse PD vendosi që të mbështeste kandidatët e pavarur, e parashikoi që edhe zgjedhjet e pjesshme lokale do të ishin farsë zgjedhore si ato të 11 majit”, tha ai.
