Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Botëror, ka arritur një rezultat historik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar skiatoren shqiptare që bën pjesë dhe në Sport Klubin Tirana, për performancën e saj të jashtëzakonshme. “Rezultat historik për Shqipërinë! 🦅🇦🇱

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ⛷️, me performancën e saj të jashtëzakonshme 😍, na bëri krenarë duke dalë e para në botë në raundin e dytë dhe e 12 në mesataren e dy kohëve, në Botërorin e skive! 🌍

Spektakolare”, shkruan Veliaj. Vitet e fundit, Klubi shumësportësh “Tirana”, po njeh një hov në cilësinë e sportistëve që garojnë në disiplina të ndryshme, të cilët kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo mundësi Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës.

Mbështetja për sportin nga bashkia e Tiranës dhe Sport Klub Tirana, ka bërë që skuadrës t’i bashkohet edhe skiatorja e talentuar, Lara Colturi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: