Serbia dështoi të siguronte një biletë për në fazën Play Off të Botërorit, teksa tashmë sfidën e fundit e luan ndaj Letonisë. Në konferencë për shtyp, trajneri i serbëve, Paunovic foli për mediat.
“Kundër Anglisë, kishim dy imazhe të ekipit, në pjesën e parë një variant më mbrojtës, na mungonte pak më shumë guximi dhe bindja. Mendoj se e rregulluam këtë në pjesën e parë. Për ndeshjen e nesërme, mund të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha gjërat që i dalluam si pozitive.
Nuk mund t’i kopjojmë të tjerët, por të jemi ata që jemi. Por, duhet të jemi edhe më bindës dhe të rritemi si ekip. Nesër është një mundësi për të zbatuar gjërat që dimë të bëjmë dhe për të qenë më të suksesshëm në këtë sesa në ndeshjen me Anglinë.
Rreth zgjatjes së kontratës
– I lamë bisedimet për pas kësaj ndeshjeje, e cila është shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme të lejmë një përshtypje të mirë.
