Kriza e Chelsea nuk njeh fund, ekipi i Potter duket i transformuar totalisht, me trajnerin e bluve që tashmë rrezikon shkarkimin. Nuk mjaftoi as Joao Felix, afrimi i tyre i bujshëm në këtë merkato janari, debutimi i portugezit zgjati 58 minuta, i ndëshkuar me karton të kuq. Fulham i shkaktoi humbjen e 7-të sezonale duke u salduar në vendin e 10-të në Premier League.

Në fakt, Felix i bëri një nisje të mirë sfidës, pasi çdo aksion i rrezikshëm lindte nga këmbët e tij, por në momentin më të mirë të Chelsea, një ish si Willian i ndëshkoi në minutën e 25-të duke kaluar Fulham në avantazh. Londinezët reaguan sërish me Felix, por goditja e tij pak minuta më pas ishte qendrore.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Chelsea u rikthye në lojë me Koulibay që barazoi shifrat pas një rrëmuje në zonë. Makthi i dëmtimeve vijon të përndjek Chelsea, në minutën e 56-të, Zakaria largohet nga fusha e lojës mes lotësh, por për ta ndërlikuar akoma më shumë këtë transfertë mendoi Felix i cili në minutën e 58-të u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një faulli të rëndë në mesfushë. Një tjetër gafë, këtë herë e Kepa-s i në minutën e 73-të i kushtoi sërish Chelsea, dalja e gabuar e portierit i dha mundësinë Carlos Vinicius që me kokë të dërgonte topin në rrjetë duke i dhuruar Fulham 3 pikët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Humbja e rëndë e Chelsea dhe kartoni i kuq i Felix ishin titull kryesor në të përditshmet angleze, ndërsa trajner Potter më shumë se sa kartoni i kuq i Felix “qan” daljen e gabuar të Kepa-s:

“Ishte një përplasje përpara, nuk kishte keqdashje. Kjo është një tjetër goditje për ne. Felix u tregua i zoti, u pa qartësisht cilësia e tij, ai do të jetë i rëndësishëm për ne. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të punojmë, nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi të bashkuar”, u shpreh Potter pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb