Skuterat elektrikë janë shndërruar në makth për qytetarët në kryeqytet. Para kameras së “Tak Fak”, qytetarët ankohen për rrezikun që sjellin të rinjtë që udhëtojnë në rrugët e Tiranës me këto pajisje.
“Jemi të rrezikuar pasi ecin me shpejtësi të madhe, janë burim aksidenti. Ata futen kudo, në rrugë, trotuare, të dalin përpara dhe ecin kundravajtje. Nuk mbajnë kaska dhe rrezikojnë jetën e tyre por dhe tonën”, thonë qytetarët.
Një tjetër qytetare që udhëton me bicikletë tregon se është përplasur 3 herë nga skuterat elektrikë. Ata thonë se kaska mbrojtëse duhet të jetë e detyrueshme.
Vetë përdoruesit e monopatinave, pranojnë se këto pajisje janë të rrezikshme. Ata thonë se duhet të bëhen rregullime ligjore për vendosjen e kaskës mbrojtëse.
(BalkanWeb)
