“Një luftë në Lindjen e Mesme do të ishte një shpërqendrim, më shumë sesa një ndihmë për Kievin”, kështu ka deklaruar analisti ushtarak Michael Clarke.

“Skynews” i ka kushtuar një artikull luftës në Ukrainë, bisedimeve në Gjenevë si edhe tensioneve mes SHBA dhe Iranit.

Moska ka prodhuar dronët e vet Shahed shprehet Clarke që sipas tij kjo do të thotë se një furnizim më i ulët iranian me dronë nuk do të ndikonte në fuqinë ushtarake të Rusisë.

Gjithashtu nënvizohet se Rusia po merr edhe disa raketa balistike më të fuqishme nga Irani. Po marrin edhe disa raketa edhe nga Koreja e Veriut.

Heqja e Iranit “nga ekuacioni” tani nuk do të bëjë shumë ndryshim për Rusinë. Do të kishte bërë një ndryshim në vitin 2022, 2023 ose 2024, por jo tani.

“Nëse e hiqni Iranin nga skena, rusët do të ndiheshin të shqetësuar nga kjo, por jo domosdoshmërisht të prekur”, nënvizon më tej analisti ushtarak në intervistën e tij për skynews.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: