Sllovakia do të përballet me Kosovën në Play Off të Botërorit. Trajneri i sllovakëve, Francesco Calzona foli së fundmi për këtë takim.
“Humbja e Rrahmanit është e madhe, por Kosova ka shumë futbollistë cilësorë. Vlera e tyre në treg është më e lartë se e jona. Është një skuadër e rrezikshme.
Nuk dua alibi. Lojtarët që janë këtu e kanë sjellë skuadrën deri në këtë fazë. Do të kërkoj 100 për qind nga ta dhe besoj se do të japin maksimumin, si gjithmonë”.
