Ferran Torres nuk do të largohet nga Barcelona. Pavarësisht se sulmuesi spanjoll nuk po përshtatet me katalanasit, ai ka premtuar se do të qëndrojë te skuadra e Xavit.

“Unë do qëndroj te Barcelona, ​​kam kontratë dhe do të qëndroj këtu. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit për mua, kam aftësitë e duhura për të luajtur në një klub si ky. Kam mësuar shumë gjëra vitin e kaluar. Ulje-ngritjet që kam pasur po më ndihmojnë në këtë fazë të parë. Unë jam i pari që kritikoj veten, por jam i sigurt që më shpejt do të vijë shpërblimi për mundin tim” – tha futbollisti që ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb