Nga protesta para Kryeministrisë e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama ka vjedhur masivisht nga shqiptarët.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale! Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe. Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut!

I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejte. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! Forca…”, tha Lapaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: