Deputeti i PD Klevis Balliu ka kërkuar që të ndryshohet Rendi i Ditës dhe diskutimi në lidhje me krijimin e komisioneve hetimore parlamentare për “McGonigal” dhe atë për përdorimin e administratës në zgjedhjet e 11 majit, të kryhet më herët.
Ndërkohë kryeparlamentari Niko Peleshi ka kujtuar Rregulloren që parashikon që Rendi i Ditës ndryshohet me kërkesë me shkrim të kreut të grupit parlamentar, apo 10 deputetëve.
Balliu:
Sipas Rendit të Ditës i bie që komisionet hetimore duhet të diskutohen në 2 apo 3 të mëngjesit. Kërkoj të afrohen dhe të ndryshojë rendi i Ditës.
Duke iu referuar fjalimit tuaj, bëmë një votim pa shpjeguar asgjë e pa dhënë mundësi për replikë.
Nëse do i përmbaheni qoftë dhe fjalimit tuaj do të ishte korrekte që procesi i votimit të bëhej siç duhej
Pelesh:
Rendi ndryshohet vetëm më këkresë me shkrim nga kreu i grupit, ose 10 deputetë. Çdo orar i punës këtu ka të njejtën vlerë.
