Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte në një lidhje live këshilluesi i mjekësisë holistike Nikola Ndoni, i cili foli në lidhje me bakteret, kryesisht ato të mira që na ndihmojnë të kemi një florë të mirë në trup.
Ai u shpreh se njeriu nuk mundet që të jetojë në një ambient pa baktere pasi është përshtatur që të bashkëjetojë dhe të përfitojë prej tyre.
“Jemi të rrethuar dhe të varur nga bakteret, nuk mund të ndikojmë pa ato. Energjinë në trupin tonë e prodhon mitokondria që është një bakter që ka hyrë në organizmin tonë miliona vite më parë.
Shumë sëmundje që janë bërë epidemi, janë bërë pasi ne me ushqimet jo të shëndetshme që hamë ushqejmë bakteret që na bëjnë dëm.
Ekuilibrat në zorrë vendoset nga bakteret e mira.
Një nga ushqimet më të mira për bakteret janë ushqimet e fermentuara, që janë probiotikë. Përmendim lakrën turshi apo kosin. Edhe uthulla e mollës, një lugë esëll në mëngjes është shumë e mirë që të pihet”, tha ai.
Zoti Ndoni sqaroi edhe ushqimet që janë më të mira për t’u konsumuar në mëngjes.
“Ushqimi numër një që mund të konsumohet në mëngjes është veza, avokado, vaji i ullirit, mishi, peshku. Na thuhet në mëngjes hani tërshërë apo musli, ndërsa ajo plas edhe kafshën. Duhet shmangur sheqeri që në mëngjes. Na kanë këshilluar të kundërtën, na thuhet hani lehtë në mëngjes ndërkohë që në mëngjes trupi jonë është më i përgatitur të tresë, krahasuar me darkën”, tha ai.
