Lëvizjen e Ervin Salianjit, pedagogu Afrim Osmani e sheh si një domosdoshmëri për Partinë Demokratike. Sipas tij është një lëvizje që i bën mirë opozitës dhe një mundësi ku mund të ketë frymë, diskutim, debat.

Gjatë intervistës në “News24”, Afrim Osmani tha se lideri aktual i partisë nuk mund të pretendojë bashkim dhe nga ana tjetër të mos lëshojë pushtet kur duhet ta bëjë.

“Është një lëvizje jashtëzakonisht e mirë dhe më duket e rëndë dhe nuk e kuptoj këtë që në momentin që shikon që ka ndjekës, frymë diskutim dritare ku mund të flitet ndryshe. Dhe e gjithë kjo merret ne analizë që ky personi duhet të vërtetojë që i ka tiparet për të ardhur dhe mposhtur të jashtëzakonshëm. Por nëse në çdo vend të botës nëse lideri historik nuk do të heqë dorë në Francë në Gjermani ka probleme të jashtëzakonshme. Por edhe kur ky lider është autoritarist edhe ai kanali i vogël duhet të bllokohet. Pra unë do thoja që kjo lëvizje e tij më pëlqen kjo frymë, ku ka gjë më të mirë se sa fraksionin ta legalizosh”, tha ai.

Pyetje: A do bëhet Salianji lider?

Afrim Osmani: Unë dua procesin. Ajo që më pëlqen te Salianji është që procesi që të zhvillohet. Në momentin e duhur vjen çdo gjë. Pra kërkon reflektim. Ky është fraksioni pra. Por ku ke parë ti në ndonjë vend të botës që thuhet hajde të bëhemi të gjithë bashkë dhe nuk lëshon pushtet. Pse nuk ka në narrativën publike, qoftë në PD dhe PS njerëz që të flasin me ide të tyre. Por të gjithë vendosen mbrapa llogores…I kam thënë dikur Alimehmetit, dil more fol me programin për mjekësinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb