Në fjalën e tij në Kuvend, Igli Cara ngriti shqetësimin për pasuritë e trashëgimisë kulturore.
Ai u ndal te rasti i projektit TID në Durrës, duke thënë se ky projekt ka vite që ka nisur, por në këtë marrëveshje kanë munguar aktorët kryesorë që janë mbi 200 familje që kanë pronat në zonë.
“Projekti TID ka vite që ka nisur. Bashkia e Durrësit merr përsipër që çdo vit duhet t’i japë mbi 50 mijë euro TID…Por kaq të pasur jemi ne? Çdo projekt ka shpenzime dhe të ardhura, por çfarë përfitojmë këtu? Si ka mundësi që kryeministri tregohet kaq arrogant me pronarët e ligjshëm? Nuk mundesh do të marrësh pasuritë e shqiptarëve ti menaxhosh dhe të përfitojë privati. Nuk ka sens logjik. Kërkojmë që kjo qeveri të pezullojë këtë projekt dhe procedurat e shpronësimit. Kërkojmë transparencë në mënyrën e menaxhimit të një tjetër projekti. Pasuritë kombëtare qëndrojnë mbi partitë politike. Nuk mund të lejojmë që trashëgimia të trajtohet si madh në treg”, tha ai.
