Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp foli për krizën energjetike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Bashës vendi nuk është aspak në krizë energjetike, por keqmenaxhimi i qeverisë ka rënduar xhepat e qytetarëve.

Ndërsa u pyet,- se a do të tregojë me emra oligarkët për të cilët më herët ai ka ngritur akuza se i shmangen faturimit, kryedemokrati tha,- se PD do të jetë e hapur për të botuar emrat e çdo rasti që do të denoncohet.

“Ne do të jemi të hapur që të botojmë emrat e çdokujt që denoncohet se po nën faturohet. Paratë merren në forma të ndryshme, njëra prej tyre është kur shpenzon 1 milion euro dhe fatura i shkon më pak. Dikush tjetër mund të marrë para për sondazhe fallco. Kjo është kapja e shtetit dhe ndërthurja e interesave kriminale. Për budallenj nuk bëjnë dot as shqiptarët dhe as Partinë Demokratike”, përfundoi Basha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb