Analisti Ermal Hasimja, u shpreh në “Kjo Javë” se për të rrëzuar qeverinë, partitë opozitare, si ato të reja dhe PD, duhet të vetëpërmirësohen së pari e më pas të bashkohen në një front të madh opozitar.
Hasimja tha se në kushtet e një situate politike anormale, ku krimi i organizuar po merr pushtetin politik, dhe rrezikon vendin të kthehet si Ekuadori, partitë e reja opozitare duhet ta lënë mënjanë projektin e tyre dhe të bashkohen.
“Bashkimi i opozitës është problemi i madh. Në situatën ku jemi, e kuptoj që krerët e partive të vogla kërkojnë të bëhen si Albin Kurti kryeministër, por nuk jemi në një situatë normale. Sot krimi i organizuar po merr pushtetin politik, dhe rrezikon të bëhesh si Ekuadori.
Pra ti s’mund të presësh 15 vjet, por duhet të bashkëpunosh. Kjo është faktori i dytë, pra e para duhet që partitë të bëhen më të besueshme dhe bashkimi i tyre rreth të përbashkëtave të tyre, rrëzimi i qeverisë, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Hasimja.
Ermal Hasimja: Ideja e qeverisë teknike është që ajo të mos lejojë afër zgjedhjeve vendime shpërblime etj.
Hapi i parë për ndryshimin e situatës është që opozita të shikojë se cfarë mund të përmirësohet dhe kjo bëhet nga secila prej tyre. Gjithashtu dhe kthjelltësia. Është e vërtetë që shoqëria civile ka probleme, por një nga frika e tyre është përfshirja në politikë. E shohin si gjë të pisët. Nuk besojnë as tek PS dhe as tek PD.
Sot dhe dje keni patur nga 30 organizata joqeveritare keni patur deklarata për vendimin e mazhorancës për të mos hequr imunitetin e Ballukut.
Ne kërkojmë që PD të hapet dhe të futet gjak të ri, ndërkohë që e dimë se mënyra për të futur gjak të ri, është përmes strukturës jo demokratike si KOP-i, jashtë cdo procesi demokratik. E njwjta gjw vlen dhe pwr partitw e vogla, qw janw me 2-3 veta qw dalin nw ekran dhe diskutojnw.
Bashkimi i opozitës është problemi i madh. Në situatën ku jemi, e kuptoj që krerët e partive të vogla kërkojnë të bëhen si Albin Kurti kryeministër, por nuk jemi në një situatë normale. Sot krimi i organizuar po merr pushtetin politik, dhe rrezikon të bëhesh si Ekuadori.
Pra ti s’mund të presësh 15 vjet, por duhet të bashkëpunosh. Kjo është faktori i dytë, pra e para duhet që partitë të bëhen më të besueshme dhe bashkimi i tyre rreth të përbashkëtave të tyre, rrëzimi i qeverisë.
