Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka publikuar një video duke akuzuar Ramën se i ka shkaktuar dëme shqiptarëve që veta ata duhet t’i paguajnë tashmë

Nga presionet tek mediat, deri tek humbja e gjyqit në arbitrazh me Becchetin, Paloka thotë se për tekat e Ramës duhet të paguajë vetë ai.

Sipas Palokës Rama duhet të largohet pasi me 110 milionë euro që ka humbur Shqipëria me Becchetin mund të ishin mbështetur biznese dhe të ndërtoheshin spitale, rrugë e e shkolla.

 

STATUSI NGA EDI PALOKA

Ne nuk mund te vazhdojme te paguajme per tekat e  Rames! Gjithe demet qe ju ka bere shqiptareve ne keto vite duhet ti paguaj ai !

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb