Nga arritja e madhe në Play Off të Botërorit deri te ëndrra e madhe e kualifikimit në Botëror. Arbër Hoxha, sulmuesi i kombëtares, i thotë të gjitha, në një intervistë për FSHF TV. Hoxha tha se gjysmëfinalja e Play Off ndaj Polonisë do të jetë e vështirë, por u shpreh besimplotë për aftësitë e Shqipërisë.
Për të, fitorja ndaj Serbisë në kualifikuese ishte më e rëndësishmja.
“Ndeshja ndaj Polonisë- Nuk është problem që luajmë në transfertë, edhe pse do donim të luanim në stadiumin tonë të zjarrtë. E dimë se do kemi shumë tifozë atje dhe besojmë se do marrin një fitore ndaj Polonisë. Kombëtarja polake ka cilësi në radhët e larta, luajnë në nivele të larta. Asnjëherë nuk duhet të ndjehemi inferiorë.
“Kualifikimi në Play Off- Kisha besim shumë që do arrinim play off. Kemi një ekip të mirë dhe me kualitet. Fitorja në Serbi është më e rëndësishmja në karrierën time. Aty e dinim se do kualifikoheshim”- tha Hoxha.
