Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të padisë punonjësit e Gardës, pasi nuk i kanë lënë të zbatojnë skenarin e tyre opozitar në sallën e Kuvendit.
Ai tha se Garda po përdoret me urdhra telefoni, ndërsa theksoi se socialistët nuk e kanë problem që të lëshojnë njëri-tjetrin, madje ta çojnë edhe në burg.
“Do të shkosh për ndjekje penale ti dhe shefi yt. Po përdoreni me urdhra telefoni. Këta edhe njëri-tjetrin e lëshojnë. E shesin, e çojnë në burg. Për fëmijët e tu do të përgjigjesh ti, dhe ata të tjerët.”, tha Noka.
Berisha-Nokës: Kujt po i thua kështu?
Noka: Përgjegjësit të Gardës.
(BalkanWeb)