Ish-prokurori Florian Bonjaku, i ftuar në “Studio 24”, e cilësoi me probleme, raportin e PS mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Bonjaku tha se sikurse është shprehur Venecia, roli i parlamentit në heqjen ose jo të mandatit bazohet nëse ka apo jo kërkesë dhe a ka dyshime për një aneks politik nëse ka persekutim politik.
“PS tejkaloi atë që përcakton Këshilli i Venecias, i hyri provave. Flasin pse duhet kjo masë. E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elemntë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit”, tha ish-prokurori Florian Bonjaku.
Florian Bonjaku: Raporti që nxorri grupi parlamentar i PS ka disa probleme. E para ai mori funksionet e gjykatës.
Dhe në historikun e heqjes ose jo të mandatit dhe ajo ca ka folur Komisioni i Venecias, thotë që roli i parlamentit në heqjen ose jo të mandatit bazohet nëse ka apo jo kërkesë dhe a ka dyshime për një aneks politik nëse ka persekutim politik.
PS tejkaloi atë që përcakton Këshilli i Venecias, i hyri provave. Flasin pse duhet kjo masë. E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elemntë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit.
Meqë kam punuar prokuror, ëndërra e cdo prokurori është të jetë gjyqtar. Mendoj se Ulsiu realizoi një ëndërr të vetën se u duk sikur lexoi një vendim gjykate.
