Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar ndaj urdhrit që Rama u dha sot në mbledhjen e grupit të PS, deputetëve socialistë, për të heshtur.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Vokshi shkruan se Rama mbylli gojët e të tijve, por zërin e qytetarëve nuk mund ta mbyllë dot.

Sipas saj, ata do reagojnë dhe protestën fuqishëm, për t’i dhënë fund realitetit që Rama po përpiqet të fshehë.

Postimi i Vokshit

Një simbolikë e qartë: gojët mbyllen.

Mbyllet fjala në grup, mbyllet debati, mbyllet e vërteta për median dhe për realitetin që jetojnë shqiptarët çdo ditë.

Por ka një gjë që nuk mund ta mbyllë askush: zërin e qytetarëve.

Sepse në fund, vetëm qytetarët kanë fuqinë të reagojnë dhe vetëm ata mund t’i japin fund një realiteti që përpiqen ta fshehin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb