Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Fushë-Arrëz ku ka prezantuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.

Para se Berisha të merrte fjalën, një pensionist ka zgjedhur të dorëzojë live teserën e Partisë Socialiste.

Ai u shpreh se ka ardhur koha për ndryshim dhe tesera duhet t’i dorëzohet Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut, pasi do t’u duhen më shumë.

“30 vjet anëtar i partisë së Enver Hoxhës, Kam punuar në të gjithë Europën, por tani ka ardhur koha për ndryshim. Me pensionet që ka dhënë Rilindja, çoja Ramës një teser për Taulantin një për Belindën. Jepja atyre se do u duhen shumë”, dëgjohet të thotë qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb