NGA INA QIRJO
E njohur si Banka me normën më të ulët të kredive të këqija në vend, me një eksperiencë mbi 150-vjeçare në treg, Societe Generale Albania tashmë hap edhe 3 degë të reja në kryeqytet.
Në një event i shoqëruar nga personalitete të njohura, drejtori i Societe General Albania, Frederic Blanc theksoi vendosmërinë e kësaj banke për të ecur me hapa të sigurt për të ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe inovacionit.
Përkushtimi, risia, përgjegjshmëria dhe shpirti i skuadrës, të gjitha këto janë të përmbledhura nën logon e një banke, Societe Generale Albania.
Me një eksperiencë mbi 150-vjeçare në treg, Societe Generale Albania vjen për konsumatorin shqiptar edhe degë të reja nga të cilat 2 janë pozicionuar në pika strategjike, në zonën e unazës së re.
Për drejtorin e përgjithshëm të kësaj banke, Frederic Blanc, kjo bankë synon të hedhe hap atë sigurt drejt zhvillimit. I pranishëm në këtë event ishte edhe ambasadori francez në vendin tonë Bernard Fittoussi.
(m.k/BalkanWeb)
