Sofia Vergara i bëri një referencë publike partnerit të saj, Justin Slimane, për ta falënderuar për kujdesin që i dha, pas operacionit në këmbë.

Aktorja ka postuar një foto të kirurgut ortoped, që është dhe partneri i saj, që nga momenti kur ai i kontrollon këmbën.

Në historinë e saj në Instagram, Vergara shkroi: “ Nëse keni ndonjëherë një operacion të madh në gju, sigurohuni që të merrni një mjek të mië që të flejë me ju atë natë… Të dua Dr. Justin Slimane.”

Vergara dhe Slimane u panë për herë të parë së bashku tetorin e kaluar, tre muaj pasi ish-bashkëshorti i aktores, Joe Magganiello , bëri kërkesë për divorc. Që atëherë çifti i ri është fotografuar në daljet e tyre publike. Një prej tyre ishte të enjten, më 1 shkurt, kur aktorja e “Modern Family” dhe ortopedi dukeshin të gëzuar dhe të buzëqeshur teksa shkonin të darkonin në restorantin Cipriani në Beverly Hills, Kaliforni.

Ylli 51-vjeçar Latin dukej elegante me një veshje tërësisht të zezë, i përbërë nga një trupore me dantella pa rripa, të bashkuar me pantallona mëndafshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb