Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin jetik sot në Shqipëri, për një familje me 4 persona, duhet të kishte të ardhura 1200 euro në muaj. Soko tha se për minimumin.

Soko tha se kur flitet për minimumin jetik nuk duhet të kemi parasysh kufirin e varfërisë, apo të flasim për mbijetesë.

Në Shqipëri, sipas Sokos, problemi është se kemi vlerën e pensioneve shumë të ulët në krahasim me vlerën e minimumit jetik. Dhe në këtë kuadër ai u ndal veçanërisht në vlerën e pensioneve në fshat, që janë shumë nën nivelin e minimumit jetik.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb