Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj avokatit të njohur, Sokol Mëngjesi, i cili është edhe pedagog në këtë institucion.

Përmes një mesazhi, UT bën thirrje që të prokuroria dhe policia të zbardhin ngjarjen, ndërsa e cilësojnë ngjarjen kriminale dhe të rrezikshme.

“Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.
Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mëngjesit.
Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi.”, thuhet në reagimin e UT-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb