Sondazhet pas mbylljes së votimeve treguan sot se Iliana Iotova dhe kandidati që e shoqëron, Kiril Valchev, kanë marrë më shumë vota në zgjedhjet presidenciale.
Ata kanë siguruar 36,5% të votave, të ndjekur nga afër nga Andrey Gurov dhe kandidati që e shoqëron, Georgi Kandev, me 32,4%, sipas agjencisë së sondazheve “Trend”.
Pjesëmarrja e ulët e votuesve bën që Bullgaria të shkojë në raundin e dytë të dielën, më 1 nëntor, ku zgjedhësit do të duhet të zgjedhin mes dy kandidaturave që renditen të parat sipas rezultateve përfundimtare të kësaj të diele.
Diferenca aktuale mes dy kandidaturave të para është më e vogël sesa kishin parashikuar agjencitë e sondazheve gjatë fushatës së muajit të fundit.
Sipas sondazhit nga “Gallup International” renditja është:
Ilana Iotova/Kiril Valchev – 36,6%
Andrey Gurov/Georgi Kandev – 31,8%
Kostadin Kostadinov/Petar Volgin – 15,7%
Radostin Vasilev/Krasimir Manov – 3,2%
Ivelin Mihaylov/Yuliana Mateeva – 2,7%
Ivan Hristanov/Stoyanka Cherkezova – 2,6%.
